Video, fenomeni i pazakontë i dëborës së “ngjyrosur”

Në zonat më të larta malore, mes pishave e pemëve të tjera, mund të gjenden mbetjet e dëborës që ka rënë në dimër… veçse kjo dëborë nuk është e bardhë, por e pigmentuar në rozë, të kuqe e portokalli.

Këtu jemi në Utah të SHBA-ve dhe dëbora që gjen në tokë njihet nga komuniteti si “bora shalqinit”. Gjithsesi kjo dëborë nuk ka marrë ngjyrë sepse dikush ka vendosur t’i hedhë asaj ndonjë pigment apo shurup, por për shkaqe krejt natyrore të cilat janë vëzhguar në një sërë malesh të tjera nëpër botë.

Shkaktar i pigmentimit të dëborës, është në fakt një lloj alge e quajtur Chlamydomonas nivalis, një mikroorganizëm që shumohet në klimë të ftohtë. Alga në fakt ka ngjyrë të gjelbër, por është e aftë ta ‘ndryshojë’ ngjyrën e saj për t’ju përshtatur terrenit dhe kushteve klimaterike. Kur këto alga goditen nga rrezet ultraviolet të diellit, ngjyra e tyre ndryshon si një mënyrë për të ruajtur veten nga rrezatimi dhe dëmet që sjell ekspozimi ndaj diellit.

Associated Press i ka kushtuar një artikull dhe vide rastit, të cilën mund ta shihni KËTU