Të shtunën në Kosovë u regjistrua shpejtësi rekord e erës… s’kishte ndodhur që nga koha e pasluftës

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) njoftoi se ditën e shtunë në Kosovë, janë regjistruar shpejtësi rekord të erërave. Sipas ANSHA-s, të tilla shpejtësi nuk kishin ndodhur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Shpejtësia e regjistruar gjatë orëve të pasdites, kohë në të cilën u rrëzuan disa pemë e objekte godinash, ka arritur në 113.3 km/h thonë autoritetet.

 “Ditën e shtunë, me datë 01.07.2023, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.Shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësishtë 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale. Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik – ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h.Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë.”-thuhet në njoftimin e ASHNA-s