Greqi, ndërron jetë në mënyrë tragjike 27 vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqinë fqinje, atje ku ka humbur jetën një i ri me origjinë nga Shqipëria. I ndjeri në moshën 27 vjeçare drejtonte makinën e tij në momentin kur për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe është përplasur në anë të rrugës. Siç shkruan media lokale në Mykonos, përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu ka dalë nga automjeti duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ambulanca, policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Media lokale shkruan se i riu ishte me origjinë shqiptare, por njëkohësisht me shtësi greke dhe banor i ishullit prej vitesh.

27 vjeçari punonte në një bar të njohur pranë detit.