Agjencia europiane e motit Eumetsat ka publikuar së fundmi disa pamje të aktivitetit meteorologjik mbi Evropë dhe Afrikën Qendrore.
Duke përdorur satelitët e motit që ndodhen afro 35,000 km mbi tokë, Eumetsat ka përcjellë pamje video të ‘spektaklit’ të vetëtimave që ndodh në atmosferë.
“Minimumi i zgjatjes së vetëtimës (dhe zbulimit të saj) është 0.6 milisekonda; thënë ndryshe, 1 mijë herë më shpejt sesa pulitja e syve”-shpjegoi Guia Pastorini, nga agjencia italiane e cila ka dizenjuar së fundmi disa instrumente të reja për vëzhgimin e motit e që së shpejti do të vihen në përdorim nga Evropa.