Momente dramatike, karuseli ngec: Fëmijë e të rritur mbeten për 3 orë kokëposhtë

Një festival në Forest County në Crandon të SHBA-ve, fatmirësisht ka përfunduar pa u kthyer në tragjedi. Kjo pasi një karusel me fëmijë e të rritur në bord ngeci dhe la plot njerëz në lartësi të konsiderueshme.

Autoriteteve iu deshën afro 3 orë për të liruar të gjithë personat që kishin mbetur kokëposhtë në karusel.

“Gjithçka dimë është se ndodhi një problem mekanik dhe karuseli mbeti i mbërthyer në pozicionin me kokëposhtë”, tha për CBS 58 News një prej kapitenëve të Departamentit të Zjarrfikësve në Crandon.

7 prej personave që mbetën kokëposhtë në karusel ishin fëmijë. Këta të fundit u dërguan në spital për t’u vizituar e kryer analizat e nevojshme mjekësore.