Shëngjin, vajza 7 vjeçe rrezikon të mbytet… shpëtohet nga pushuesit e tjerë

Një vajzë e mitur ka rrezikuar të mbytet në det këtë të mërkurë, por fatmirësisht është shpëtuar nga pushuesit e tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Ranën e Hedhun në Shëngjin. Disa pushues kanë pikasur vajzën 7 vjeçe e cila kishte hasur vështirësi dhe kanë ndërhyrë në kohë.

Në vendngjarje mbërriti ambulanca e cila e dërgoi të miturën në spital. Fatmirësisht, vajza është jashtë rrezikut për jetën