U-15/ Enkileda Carja shpallet kampione evrope me tre medalje të arta

Sapo ka përfunduar klasën e 9-të, është 15 vjeçe dhe kampione. Enkiledi Carja ka nderuar sportin shqiptar të peshëngritjes për moshat U-15 në Kampionatin Europian, duke korrur rezultate maksimale në kategorinë e peshave deri në 59 kg.

Carja vendosi 3 rekorde në të gjitha disiplinat. Sportistja me origjinë nga Elbasani arriti të ngrejë me shkëputje 84 kg, ndërsa në shtytje realizoi saktë një ngritje prej 100 kilogramësh.

Në dygarësh 15 vjeçarja po ashtu rrëmbeu medaljen e artë, ndërsa vendi i dytë në këtë disiplinë ishte 21 kg larg performancës së Enkiledës.