Kretë, ra nga skela teksa punonte… 39 vjeçari shqiptar ndërron jetë 7 ditë pas aksidentit

Një fund tragjik për një 39 vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve, i cili u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e një godine në ndërtim. Ngjarja ndodhi të mërkurën e kaluar në Kretë, Greqi. 39 vjeçari ra nga skela prej një lartësia prej afro 8 metrash, duke marrë lëndime të shumta trupore.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe atje qëndroi në repartin e kujdesit intensiv, në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht i riu mbylli sytë këtë të mërkurë, 7 ditë pas aksidentit.

Media greke raporton se shqiptari ishte familjar… la pas dy fëmijë jetimë…

Ditën kur ndodhi ngjarja, pati një reagim nga sindikata e punëtorëve në qytetin e Rethymno. Aty urohej shërimi i shpejtë i shqiptarit e ndër të tjera shkruhej:

 “Një tjetër koleg ndërtues mori lëndime serioze në perëndim të Koumbe gjatë orarit të punës. Kolegu me origjinë shqiptare, 39 vjeçar e baba i dy fëmijëve, po punonte në skelë, kur kjo e fundit u shemb duke u bërë shkas që punëtori të rrëzohej e të lëndohej rëndë. Ai u dërgua në spitalin e Hanjas (Chania) ku ndodhet në repartin e kujdesit intensiv. Qe nga fillimi i vitit në sektorin e ndërtimit kanë vdekur 18 persona…jeta e punëtorëve nuk ka vlerë për qeveritarët. Askush nuk shqetësohet të shohë se në çfarë kushtesh punojnë punëtorët…”