Llogara, makina përfshihet nga flakët në ecje

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Llogara. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik që ka bërë shkëndijë në automjet. Mjeti është shkrumbuar i tëri. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:20, në Llogara, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.