Pamje, peshkaqenë notojnë pranë bregdetit të mbushur me pushues në Florida

Ditët e fundit në brigjet e plazhit në Florida (SHBA) janë raportuar një sërë rastesh të peshkaqenëve të cilët notojnë në cekëtina, duke u bërë kësisoj shkak për frikësimin e pushuesve. Dy video janë publikuar në median lokale, të dy rasteve të ndryshme kur peshkaqenë masivë notojnë fare pranë bregut, ndërsa njerëzit dalin prej ujit.

BBC raporton se përgjatë dy ditëve të fundit dy persona janë kafshuar nga peshkaqenët. Pavarësisht frikës që sjellin këto krijesa masive, sipas statistikave numri i personave që janë kafshuar ka rënë ndjeshëm.