Në çdo moment kjo nënë qëndron pranë të birit, vogëlushit të saj 3 muajsh. Një sprovë të jashtëzakonshme ka përballë… Geani i saj, rrezikon të shuhet për shkak të një sëmundje në mushkëri. Lotët nuk i pushojnë, ndërsa duart e saj prekin doçkat e vogla të të birit. Kjo nënë lutet në Zot për një mrekulli dhe për ndihmën e shqiptarëve
“Shpirti mamit bëhu i fortë zemra mamit…. bëhu i fortë… (qan) Mami nuk do ta lëshojë dorën kurrë ty…Do t’ia dalësh, unë kurrë nuk do të lë vetëm. O Zot bej mrekulli, çdo sekondë të lutem, bëj mrekulli… ma fal djalin, fali jetë djalit…”-thotë nëna e vogëlushit.