Moti në Shqipëri: Fundjavë me temperatura të larta dhe një korrik i nxehtë

Edhe Shqipëria pritet të preket nga masat ajrore të nxehta, ndërsa në fundjavë moti i paqendrueshëm do t’i lërë vendin motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Meteorologët parashikojnë që në fundjavë në Shqipëri të ketë temperatura deri në 35 gradë celcius. Po sipas meteorologëve, përgjatë javës së ardhshme pritet që masat ajrore me origjinë nga Afrika të rrisin edhe më tej temperaturat, duke sjellë ditë të nxehta.

Si të mbrohemi nga vapa, disa këshilla nga autoritetet

  • Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:
  • – Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
  • – Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.
  • – Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.
  • – Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.
  • – Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.
  • – Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.
  • – Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
  • Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

“El Nino”

Së fundmi edhe “El Nino”, fenomen i cili e ka origjinën në ujërat e Paqësorit e që ndodh një herë në 4-5 vite, pritet të prekë edhe Shqipërinë. Një ndër elementët tipikë të fenomenit, janë ditë të shoqëruara me temperatura ekstreme dhe çekuilibrim i rrjedhës normale të stinëve.