Gjuhët e vdekura janë veçanërisht të vështira për t’u deshifruar. U deshën 23 vite për të zbuluar më në fund hieroglifet egjiptiane falë pllakës së Rosetta-s. U deshën afro 2 shekuj për të kuptuar glifet e Maja-ve dhe afro 3 mijë vite për të zbërthyer formën më të vjetër të greqishtes së lashtë, e njohur si B lineare. Por ka plot gjuhë të vjetra të cilat kërkojnë një punë kolosale njerëzore, në kushtet kur janë të paktë njerëzit që dinë gjuhët e vdekura. Rasti me tipit është ai i gjuhës së Akadianëve, i shkruajtur në kuneiform. Në këtë gjuhë ka afro 1 milionë tekste kuneiformë, por fare pak njerëz të aftë për t’i përkthyer të gjitha tekstet.
Kësisoj një “variant tjetër” u fut në lojë për të zgjidhur problemin… Inteligjenca Artificiale. Një grup shkencëtarësh nga Google së bashku me një asiriologjist (studiues i kuneiformit) nga Universiteti i Ariel u bënë bashkë dhe përmes Inteligjencës Artificiale mundën të përkthejnë tekstet që në të kundërt do të donin vite apo dekada për t’u kryer. Inteligjenca Artificiale në fjalë e ‘trajnuar’ për kuneiform, e ngjashme me “Google Translate” që shumëkush mund ta përdorë, i përktheu tekstet brenda pak minutave.
“Kemi qindra mijëra tableta balte/argjile kuneiform ku shkruhet për jetën politike, sociale, ekonomike e shkencore të Mesopotamisë së lashtë, e sërish shumë prej tyre dokumenteve kishin mbetur të papërkthyera për shkak të numrit të vogël të përkthyesve e ekspertëve të kësaj gjuhe”-tha grupi i stuiduesve që u mor me çështjen e përkthimit përmes Inteligjencës Artificiale.
Pavarësisht kësaj arritje, inteligjenca artificiale bën gjithsesi gabime në përkthim, por nga ana tjetër koha e kursyer është masive.