U përplasën me një autobus me pasagjerë, ndërron jetë çifti i të moshuarve në Shkodër

Kanë ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në rrugën Shkodër- Koplik.

Burrë e grua në moshë të thyer, udhëtonin me motor kur janë përplasur me një autobus që po kthehej nga Mali i Zi e në bord kishte dhjetëra qyttarë nga Lezha.

Ademi 84 vjeçar dhe e shoqja Sadija 80 vjeçe, morën plagë të rënda si pasojë e aksidentit. Dy të moshuarit nuk mundën dot t’i mbijetojnë lëndimeve.

Autoritetet vijojnë punën hetimore për të zbardhur shkakun e aksidentit.