Një tragjedi e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në plazhin e Vilë- Boshtovës (Kavajë), atje ku tre persona janë mbytur në det. Babai 55 vjeçar dhe dy djemtë e tij të mitur të moshave 13 e 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.