Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë paradite në lagjen “1 maji” në Vlorë, atje ku një e moshuar ka ndërruar jetë.
68 vjeçarja dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së saj në katin e dytë, për pasojë duke humbur jetën.
“Sot, rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasja rreth 68 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.