Sot përkujtohen mijëra boshnjakët muslimanë të cilët humbën jetën në masakrën e vitit 1995, nga ana e boshnjakëve serbë në Srebrenicë.
Mes lotëve e lutjeve, u përcollën në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, 30 viktima nga gjenocidi i Srebrenicës.
Këtë mëngjes u varrosën kufoma jo të plota, të cilat u gjetën së fundmi në disa varre masive (varre të cilat anëtarët e ushtrisë së Republikës Spërska, i gërmuan e zhvendosën vazhdimisht për të mbuluar gjurmët e krimit). Mes mbetjeve, katër i përkasin të miturve në moshat 15 e 16 vjeç.
Pas kësaj ceremonie, numri i viktimave të varrosura në Qendrën Memoriale shkon në 6,752… ndërsa familje të tjera ende presin për të gjetur të dashurit e tyre.