Video, vullkani shpërthen 20 milje larg aeroportit më të madh të Islandës

Një shpërthim vullkanik ka ndodhur së fundmi në anë të malit Fagradalsfjall, pranë kryeqytetit të Islandës.

Shpërthimi i vullkanit vjen pas disa ditësh aktiviteti sizmik të regjistruar në të gjithë zonën. Të hënën autoritete deklaruan se riaktivizimi i vullkanit nuk do të sjellë probleme për zonat e banuara.

Gjithsesi shumë fluturime në vend u vonuan pasi shpërthimi solli shtëllunga masive tymi në zonën mes kryeqytetit e aeroportit më të madh të vendit.