Instituti shkencor (Space Telescope Science Institute) që operon teleskopin hapësinor më të fuqishëm të krijuar nga njerëzimi, ka publikuar së fundmi një video 3D që vizualizon shkencërisht mijëra galaktikat e ‘vështruara’ nga “James Ëebb”, ndërsa në fund të saj… një galaktikë tejet e veçantë.
Vizualizimi (video më poshtë) është një “udhëtim” përgjatë mbi 100, 000 galaktikave, por në video shfaqen afro 5 mijë të tilla, të fokusuara nga teleskopi hapësinor.
Së fundmi, video ndalon në galaktikën “Maisie”, një ndër galaktikat më të “lashta” të të gjithë Universit të vëzhgueshëm. Drita e kësaj galaktike është 13.4 miliardë vjeçare.
Video është përpiluar duke përdorur të dhëna shkencore të cilat janë akumuluar përgjatë mëse një viti punë, nga ana e teleskopit hapësinor “James Webb”