Ngjarja e pazakontë në plazhin e Durrësit, 28 vjeçarja nga Kavaja i vjedh automjetin turistit nga Serbia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin e Durrësit, atje ku një 28 vjeçare shqiptare i ka vjedhur automjetin një 40 vjeçari, turist nga Serbia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasen V. B., 28 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin shtetasit B. S., 40 vjeç, banues në Serbi”, thuhet në njoftimin e policisë