Pamje video, momenti kur një meteor bie në Bullgari

Media bullgare ka publikuar pamje video të rënies së një meteori në zonën e Vidinit. Ministria e Brendshme e Bullgarisë njoftoi se “rreth orës 22:00 është dëgjuar një shpërthim në zonën e Vidinit. Ekipet e drejtorisë rajonale të Ministrisë së Brendshme kanë inspektuar zonën. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Hetimi është në vazhdim”.

Media greke po ashtu raportoi se meteori është parë edhe nga Greqia.