“A do më caktoni avokat?” I mori jetën ish të shoqes, momenti kur Renato Muhaj përballet me gjykatën

34 vjeçari shqiptar që i mori jetën ish të shoqes, rrëmbeu vajzën e rrahu prindërit e tij, ka dalë përpara gjykatës në Florida dhe akuzohet për 8 vepra penale.

Gjatë seancës gjyqtari lexon listën e akuzave për Renato Muhajn, duke argumentuar se ai e ka humbur mundësinë për të dalë nga burgu me garanci pasurore për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.

Po ashtu gjykata bëri të ditur se 34 vjeçari nuk do të jetë më në gjendje ta shohë vajzën e tij, nëse një ditë do të dalë nga burgu.

Vetë Muhaj, nuk shfaqi asnjë lloj emocioni. Ai bëri vetëm një pyetje të vetme duke thënë “A do më caktoni avokat?”, pyetje e cila mori përgjigje pozitive nga gjyqtari i cili tha se mbrojtësi i tij do të caktohej nga shteti.