Tanimë ditët e mbushura me agoni dhe mungesë të shpresës, dalgadalë po ia lënë vendin një rreze drite për këtë nënë të vuajtur e posaçërisht… për Andin, ëngjëllin e saj të vogël. Falë bamirësisë së shqiptarëve, shuma e nevojshme për të kuruar jashtë shtetit Andin 1 vjeçar, është arritur.
Brenda pak kohe, gjithçka u bë gati për familjen nga Kosova, në mënyrë që Andi t’i nënshtrohet një operacioni urgjent në zemër, në Itali.
Nëna i drejtohet të birit, duke e ledhatuar me fjalët e saj. Një mesazh e ka dhe për të gjithë shqiptarët bamirës, pasi falë tyre, sot Andi ka mundësi të shpëtojë nga kthetrat e vdekjes.
“Ti duhet të luftosh të keqen mami, a je gati o shpirti im… tash duhet me luftu o shpirt.
I falenderoj të gjithë shqiptarët që më mundësuan operimin e djalit. Ju faleminderit shumë.“-thotë nëna e Andit.