Inteligjenca Artificiale (IA) mund ta çojë njerëzimin drejt zhdukjes dhe paralajmërimi vjen nga ekspertët e fushës, përfshi këtu edhe “OpenAI” dhe “Google Deepmind”.
Dhjetëra emra të njohur të fushës kanë mbështetur një deklaratë të publikuar në uebfaqen “Qendra për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale”.
“Vëmendja për lehtësimin e risqeve nga AI duhet të jetë një prioritet global njëlloj si me rreziqet e tjera si pandemitë dhe lufta nukleare”-thuhet në deklaratë.
Sam Altman, shefi ekzekutiv i ChatGPT si dhe Demis Hassabis, shefi ekzekuti i “Google Deepmind” e kanë mbështetur deklaratën. Po ashtu dhe Geoffrey Hinton, i njohur si ‘kumbari i inteligjencës artificiale’ e ka mbështetur këtë qasje.
Por pavarësisht këtyre pralajmërimeve, shumë ekspertë të tjerë të fushës mendojnë se kemi të bëjmë me “një alarm të rremë” dhe me pretendime të fryra.
Burimi: BBC/ Përshtati: FCH.al