Afro 100 banesa për të pastrehët, historia e një milioneri që pasurinë e vë në shërbim të bamirësisë

Marcel Lebrun u bë milioner falë punës së tij në një media sociale, kompaninë e të cilës burri e shiti në një prej gjigandëve teknologjisë. Babai nga Kanadaja vendosi që pasurinë e krijuar, ta vërë në shërbim të së mirës, duke investuar në krijimin e banesave për të pastrehët. Këisoj Lebrun financoi ndërtimin dhe mobilimin e afro 100 banesave për të pastrehët, të cilat shërbejnë për plot 600 nevojtarë.

Deri më tani, janë ndërtuar 75 syresh, banesa të vogla të cilat janë plotësisht të mobiluara dhe kanë të gjitha kushtet bazike për t’i dhënë nevojtarëve një jetë dinjitoze. Lebrun, i cili i ka ndjekur vetë punimet e çdo godine, tha se ka shpenzuar 12 milionë dollarë në investim, për t’i shërbyer qindra nevojtarëve.