Prej 7 muajsh, shpirti i saj nuk ka gjetur asnjë moment qetësie. Si mundet të qetësohet zemra e një nëne, duke ditur se fëmija i saj po vuan…
Me këtë sprovë përballet kjo nënë nga Prishtina. Ajo s’mundet të ndalojë dot lotët, teksa pranë vetes mban Arborën e saj. U lut në Zot dhe pas 42 vitesh, ajo u bë nënë.
“Ah moj çika ime… (qan) Ah evladi jem… mu ka shkrumbuar zemra për ty. Pas 42 vitesh e gjeta… (qan). Me u gëzu, me u kënaq me ty. Vajza është shumë rëndë, shumë shumë rëndë. Kam hy në dhe për së gjalli. Që 7 muaj nëpër spitale. Çika ime krejt muajt i ka bërë nëpër spitale, kurrë nuk kemi mundur t’ja festojmë në shtëpi. Qe 7 muaj kurrë lotët prej syve nuk më kanë ik. Një ditë e qetë, jo nuk kam ndenj…”-rrëfen nëna mes lotëve.
Arbora e saj është në gjendje tepër të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për kurim jashtë shtetit. Vogëlushes i nevojitet një transplant i mëlçisë