Ajo dhe fëmijët e saj binjakë kanë pësuar djegie, mesazhi i nënës nga Kosova: Ju lutem, më ndihmoni të kuroj djalin

Nuk gjen nënë që të shqetësohet para vetes kur shëndeti i fëmijëve të saj është i prekur… e në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, mesazhi i një nëne, nga ka prekur zemrat. Ajo vjen nga Mitrovica e Kosovës dhe para disa kohësh ka pësuar një incident. Nëna me dy djemtë e saj binjakë kanë marrë djegie. Njëri nga dy djemtë, ka marrë djegie të rënda… e kësaj nëne i dhemb shpirti sepse nuk i ka mundësitë për të përballuar trajtimin e veçantë që kërkon i biri.

Me një mesazh prekës, ajo i drejtohet për ndihmë shqiptarëve, përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”

 “Une qe po ju shkruaj jam nje nene nga Mitrovica qe para disa kohesh jam djegur bashke me dy binjaket e mi, kembet e mia jane te djegura dhe njeri nga femijet eshte me mire, nuk dua asgje per vete por djalin tim e kam shume rende dhe ka nevoje per nje trajtim te vecante qe sherohet e te jete si te gjithe femijet e tjete.

Me dhemb shpirti kur e shikoj ne kete gjendje qe nuk mund te eci e te luaj si gjithe femijet e tjere dhe ka nevoje urgjent per operacion.

Ju falenderoj nese e merrni dhe publikoni rastin e djalit tim ne kete Muaj te Bekuar te buzeqesh edhe une si nene. Kush lutet per hallin qe me ka zene, Zotit i lutem, t’ia shperbleje me shendet dhe miresi ne familjen e tij.”