Aksident i pazakontë, shoferja 24 vjeçare mbetet e varur në tabelën për “ndalim parkimi”

Oficerët e policisë në Michigan të SHBA-ve kanë mbetur të habitur kur kanë parë një veturë që kishte mbetur varur në një tabelë. Ironikisht, tabela ishte për ‘ndalimin e parkimit’ në atë zonë.

Në automjet ndodheshin 4 vajza që kishin dalë për të festuar. Në kthim, shoferja 24 vjeçare është përplasur me trotuarin e mandej me tabelën për ndalim qarkullimi, duke mbetur varur aty. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, vajzat ishin larguar. Pak orë më vonë, të gjitha u shoqëruan, ndërsa shoferja rezultoi se kishte qenë nën efektin e alkoolit. Përveç gjobës, ajo përballet me dënim me burg deri në 180 ditë.