Aksident i rëndë në galerinë në Martanesh, një minator humb jetën, një tjetër plagoset

Një aksident në galerinë e një miniere në Thekë të Martaneshit i ka kushtuar jetën një minatori. Viktima e identifikuar me inicialet A.P, ka qenë duke punuar së bashku me një koleg të tij kur një masiv shkëmbor është shembur dhe i ka zënë poshtë. Shtetasi tjetër i identifikuar me inicialet H.B, është plagosur dhe transportuar më tutje me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.