Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, viktimë mbetet një student

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën pranë Kopshtit Zoologjik të kryeqytetit, atje ku si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë një person.

Fjala është për një të ri, student në vitin e tretë në Akademinë e Sigurisë.

“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë)”, thuhet në njoftimin e policisë.