Aksident i trefishtë pranë Rinasit, një 32 vjeçar humb jetën

Një aksident i rëndë ka përfshirë tre automjete në kthesën e Rinasit, ndërsa një shofer në moshë të re ka ndërruar jetë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kamion. Viktimë mbeti drejtuesi i një prej makinave, një 32 vjeçar i identifikuar si G.Rizani. Në makinën e 32 vjeçarit ndodheshin 3 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital.

“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.” – njofton policia.