Një aksident ka ndodhur në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës, atje ku një 60 vjeçar është përplasur për vdekje nga një fadromë.
Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet N.Xh, nga Dibra me origjinë. Policia ka prangosur së fundmi drejtuesin e fadromës, një 63 vjeçar me origjinë nga Prishtina i identifikuar me inicialet Rr.S.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën”, njoftoi policia.