Aksident mes tre automjeteve në Pogradec: 6 persona të lënduar, 2 në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të fshatit Pojskë, atje ku janë përplasur tre automjete.

Për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në aksident u përfshinë 2 automjete dhe një furgon mallrash.

“Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”-njoftoi policia.