Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një 35 vjeçar

Një i ri ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, teksa udhëtonte i vetëm me motorin e tij. 35 vjeçari me inicialet R.T ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga. Autoritetet njoftuan se i riu ka vdekur në vendngjarje.

Ende mister rrethanat e aksidentit dhe cila ka qenë arsyeja se përse 35 vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit. Aksidenti ndodhi rreth orës 01:20 të natës. Hetimet vijojnë për të mësuar nëse tjera automjete janë përfshirë në aksident

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.