Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 22 vjeçarja… udhëtonte në makinë me të atin kur u përplasën me një tjetër automjet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur disa minuta më parë në Tiranë, në zonën e njohur si kthesa e Valiasit. Dy automjete janë përplasur mes tyre e për pasojë një vajzë e re në moshë ka ndërruar jetë.

22 vjeçarja ishte pasagjere dhe udhëtonte me të atin në momentin kur makina e këtij të fundit është përplasur me një tjetër mjet, i cili drejtohej nga shtetasi H.S. Ky i fundit është shoqëruar nga policia.

“Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njoftoi policia.