Aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë, 5 të lënduar

Një furgon me nxënës nga një shkollë profesionale, është aksidentuar këtë të enjte në Bulqizë. Të rinjtë po shkonin në minierën e Bulqizës për të kryer praktikën profesionale.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se 5 nxënës kanë mbërritur në spitalin e Bulqizës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Nxënësit e degës Gjeologji Miniera shkojnë për të kryer praktikën në galeritë e kromit.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi rastin. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit rrugor.