Një aksident tragjik në vendin e punës i ka kushtuar jetën një burri në moshën 67 vjeçare në fshatin Barbas të Petrelës.
I moshuari po punonte në një kapanon ku mbahej prodhimi i vajit të ullirit. 67 vjeçari dyshohet se është aksidentuar në një makineri, ndërsa plagët i kanë marrë jetën.
Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i kapanonit ku prodhohej e mbahej vaji ullirit, shtetasi 55 vjeçar me inicialet Xh.H.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.