Akti heroik i një të pastrehu, shpëton nga flakët nënën me dy vajzat e mitura

Kur Claudia Jimenez u zgjua, pa që apartamenti i saj ishte përfshirë nga zjarri dhe tymi. Me derën kryesore të mbuluar nga flakët, ajo dhe dy vajzat e saj kishin mbetur të bllokuara. E vetmja gjë që mundi të bëjë në atë moment nëna, ishte të bërtiste për ndihmë

“Hapa dritaren dhe nisa të bërta për ndihmë”-tregoi gruaja.

E përpara se të vinin zjarrfikësit, ndihma erdhi nga një njeri i quajtur Joe Hollins. Ky i fundit, i pastrehë që jetonte në rrugë, dëgjoi të bërtiturat dhe u nis me vrap për t’i ardhur në ndihmë gruas.

Hollins, i cili në ato momente ishte me të shoqen, shkoi poshtë dritares së gruas dhe i tha që të hidhte fëmijët drejt tij.

“Erdhi poshtë dritares sonë dhe nisi të më thotë, hidhi vajzat, do t’i kap unë”-kujton Claudia Jimenez.

Gruaja pranoi dhe fillimisht hodhi vajzën e vogël, 5 vjeçe… mandej 8 vjeçaren. I pastrehu arriti të presë vajzat, dy qentë e gruas dhe vetë këtë të fundit.

“Do t’i jem përjetë mirënjohëse, ai është një ëngjëll i vërtetë, sepse falë tij sot, vajzat e mia janë mirë”-tregoi gruaja.