Akti heroik i studentit, shpëton nënën e tre fëmijëve pasi bie në kanal me makinën e saj

Një student 23 vjeçar ka mundur t’i shpëtojë jetën një gruaje në Delft të Holandës. Gruaja ishte nisur me makinë për të marrë fëmijët e saj në momentin kur automjeti i ka rrëshkitur dhe ka rënë në kanal.

Studenti i quajtur Maks, e pa ngjarjen nga dritarja e konviktit të tij, zbriti poshtë dhe më tutje u hodh në ujën e akullt. Kur ai mbërriti atje, 23 vjeçari vuri re se shofere ishte gruaja e cila po godiste me dorë xhamin e makinës.

U hodha në ujë. Ishte shumë ftohtë. Kur arrita tek makina pashë një grua që ishte shofere. Ajo po godiste xhamin në panik të plotë. Aty e pashë se situata ishte serioze, ajo s’do mundte dot të dilte nga aty”-kujton i riu.

I riu thërret që t’i hedhin diçka për të thyer xhamin dëshmitarëve që ishin mbledhur aty. Një prej banorëve të zonës i dha një çekiç me të cilën i riu mundi të thyejë xhamin e të lirojë gruan nga makina.

Të dy dolën nga makina, ndërsa në vendin e ngjarjes tanimë kishte mbërritur dhe ambulanca.

“Unë për vete shkova menjëherë lart dhe bëra një dush të nxehtë. E gjitha dukej sikur zgjati shumë, por me gjasë e gjitha nuk ishte më shumë se 2-3 minuta”

Pas mjekimit në urgjencë, gruaja në moshën 35 vjeçare ritakoi të riun me të shoqin.

“Zonjusha më tregoi se ishte rrugës për të marrë tre fëmijët e saj. Shkolla është pikërisht në kthesën e radhës. Ajo për përqafoi e po ashtu dhe i shoqi. Ishin shumë mirënjohës. Edhe kryebashkiakja erdhi dhe më dhuroi një tortë”tha studenti.