Akti prekës i oficeres, ushqen me gji foshnjen në mesin e shkatërrimit që solli stuhia ‘Otis’

Akti mirësisë i një oficereje 33 vjeçare në Akapulko të Meksikës është bërë viral në rrjetin social dhe ka prekur zemrat e mijëra qytetarëve. Oficerja e policisë Arizbeth Dionisio Ambrosio, ndodhej në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të qytetit, fill pas dëmeve katastrofike që solli stuhia ‘Otis’.

Oficerja shkoi përtej detyrës së saj kur gjatë punës pa një foshnje që qante prej urisë. Nëna e vogëlushit 4 muajsh e kishte të pamundur të ushqente foshnjen me gji për shkak të stresit të përjetuar nga shkatërrimi që solli stuhia. Në këto kushte, ofiercja 33 vjeçare, vetë nënë e një foshnje, mori vogëlushin 4 muajsh dhe e ushqeu me gji. Fotoja e e saj teksa ushqente foshnjen u bë virale në rrjet, ndërsa pak javë më tutje, oficërja u ngrit në detyrë pikërisht falë këtij akti të bukur.