Akuzohet se abuzoi me vajzën 12 vjeçare të njerkës, babai i 29 vjeçarit në lot: Im bir nuk ka bërë gjë

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e arrestit me burg 29 vjeçarin me incialet K.T, i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie me një të mitur në moshën 12 vjeçare, të bijën e njerkës.

Denoncimi u bë nga nëna e të miturës pak ditë më parë, ndërsa 12 vjeçarja në prani të psikologut, pranoi se ka patur një lidhje 2 vjeçare me 29 vjeçarin.

Mbi ngjarjen ka folur dhe babai i të riut. Me lot në sy, ai rrëfeu se denoncimi ka ardhur si hakmarrje e bashkëjetueses, kjo pasi të dy kishin patur një konflikt. Babai i 29 vjeçarit tha se i biri nuk ka bërë asgjë.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që djali im të ketë pasur lidhje me vajzën e bashkëjetueses pasi djali jetonte në Greqi. E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka deklaruar ai.