Akuzohet se vrau adoleshentin për një ‘Rolex’, dosja ndaj Kristian Cenajt shkon në gjykatë

Hetimet mbi 31 vjeçarin Kristian Cenaj, i arrestuar 1 vitë më parë për vrasjen e mandej zhdukjen e trupit të një 16 vjeçari, tanimë kanë përfunduar. Cenaj do të përballet në gjykatë me akuzën e ‘vjedhjes me pasojë vdekjen’.

Pas një morie seancash gjyqësore paraprake, dosja ka mbërritur në gjykatën e Lezhës, e cila do të japë verdiktin e saj për vdekjen tragjike të Maringlen Gjonajt.

I akuzuari për vrasjen e zhdukjen e trupit të 15 vjeçarit ka mohuar të gjitha akuzat, por sipas prokurorisë 31 vjeçari është ai që ka kryer krimin, pasi ka dashur t’i marrë të ndjerit një orë “Rolex” dhe një varëse (floriri), të cilat viktima i kishte në ditën e ngjarjes.

Po sipas organit të akuzës, pas krimit Cenaj ka groposur trupin e të ndjerit. 16 vjeçari u gjend në vitin 2022, 7 vite pasi ishte shpallur i zhdukur.

Vetë i akuzuari u arrestua. në aeroportin e Tiranës