Me sytë mbyllur, duke fjetur, pas një dite që e mbizotëron lodhja, dhimbjet. Paqen e këtij portreti të ëmbël e thyen veçse tubi i oksigjenit që i përshkon hundën Aleas. Vajza i ka veçse 2 muaj në këtë botë, por kthetrat e vdekjes i janë afruar. I aviten tinëz, teksa ditët kalojnë e shtruar në spital, në kryeqytet.
Familja e Aleas së vogël, babai Azisi e nëna Florina, janë zemërthyer. Shpresëhumbur dhe të mbushur plot dhimbje, nuk kanë çfarë bëjnë veçse të shohin sesi drita e tyre e vogël, po shuhet dalëngadalë në inkubatorin e spitalit. Ata e kanë të pamundur ta dërgojnë vajzën për kurim.
I luten shqiptarëve me lotët që i vërshojnë, për t’i dhënë një shans për jetën vogëlushes së tyre 2 muajshe.