Algjeria inaguron xhaminë e tretë më të madhe në botë

Disa ditë para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Algjeria ka inaguruar zyrtarisht ditën e hënë xhaminë më të madhe në kontinentin afrikan dhe të tretën më të madhe në glob, pas atyre në Mekë dhe Medinë.

E njohur lokalisht si Djamma El- Djazair, xhamia ka minaren më të lartë në botë me lartësi prej 265 metrash. Në xhami mund të mbajë deri në 120 mijë persona.

U deshën afro 7 vite për ndërtimin e xhamisë e cila ka një strukturë arkitekturore moderniste që shtrihet përgjatë afro 28 hektarëve. Xhamia është e dekoruar me dru, mermer dhe florale arabe e afrikane.

Xhamia ka një librari që mund të mbajë deri në një milionë libra si dhe një zonë për uljen e helikopterit, siç raporton Al Jazeera.

Po sipas Al Jazeera-s xhamia ka kushtuar afro 900 milionë dollarë dhe është ndërtuar nga një firmë kineze.