Alma Arrazi do të varroset në Durrës, dy fëmijët e mitur në Shkodër… babai kërkon leje për të qenë në varrim

Këtë të mërkurë mbahen dy ceremonit e fundit mortore të tragjedisë në Shkodër, ku humbën jetën 3 fëmijë dhe nëna e tyre.

Nëna 39 vjeçare Alma Arrazi do të varroset në Durrës, ndërsa fëmijët e saj të mitur, i fundit vogëlushi 3 vjeçar i gjetur në Bunë ditën e djeshme, do të varrosen në Shkodër.

Familja e Alma Arrazit ka këmbëngulur që të marrë trupin e pajetë të 39 vjeçares, për të mos e lejuar të dërgohet në banesën e fundit pranë varrezave në Shkodër. Ceremonia e saj mortore zhvillohet në mesditë në Durrës, atje ku prehet dhe nëna e 39 vjeçares.

Nga ana tjetër ceremonia mortore e dy fëmijëve, vajzës 8 vjeçe e djalit 3 vjeçar, do të zhvillohet në Shkodër, atje ku tanimë prehet dhe vajza e madhe e familjes Arrazi, 9 vjeçarja e gjetur e para e mbytur në ujërat e Bunës.

Drejtoria e burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve të tij që përcillen këtë të mërkurë në banesën e fundit. Prokuroria pritet të japë vendimin final nëse i akuzuari për ‘shkaktim të vetëvrasjes’ do të mund të jetë i pranishëm në ceremoni.