Në momentet e fundit të këtij emisioni të parë në “ Për Shqiptarët”, pamë momente të gëzueshme, teksa Amelia 7 vjeçe nis rrugëtimin e saj për t’u shëruar.
Pas 7 muajsh vuajtje, vogëlushja do të mund të kurohet në një prej spitaleve më të mira në botë dhe shpresojmë, shumë shpejt do ta shohim 7 vjeçaren teksa rikthehet në atdhe me këmbët e saj.
Por pas këtij lajmi të gëzueshëm, Elvis Naçi dha një tjetër lajm të madh. Pranë Elvisit ishte Hazisi dhe vajza e tij e madhe, të cilët mësuan se do të bëhen së shpejti me një shtëpi të re.
Elvisi: Shpirt i vogël mos qaj më. Tani Amelia po niset drejt kurimit. Desha të të pyes, a ke ndonjë tjetër dëshirë.
Do doja që të kishim një banesë, sepse ne nuk kemi. Aty ku rrimë, çdo pikë ujë që bie jashtë, bie dhe brenda
Elvisi: Fondacioni Firdeus do t’ju blejë banesë të re. Motra jote do të kthehet e shëruar, por në një shtëpi të re.
Në këtë moment Hazisi mbushet në lot…
Elvisi: Hazis, e meriton