Mbrëtëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës do të jenë vendet që do të mirëpresin Kampionatin Europian 2028, një lajm tanimë i konfirmuar nga UEFA, shkruan BBC-ja.
Vendimi vjen pas tërheqjes së Turqisë, e cila tanimë fokusohet për të mirëpritur me Italinë Euro’32.
Britania e Irlanda janë po ashtu kandidatët e mundshëm për të mirëpritur Kampionatin Botëror të vitit 2030.
BBC raporton se në lidhje me Euro’28, mësohet se stadiumi i Cardiff do të presë hapjen e kampionatit, ndërsa finalja do të zhvillohet në Londër, Wembley.