Kur të gjithë po prisnin hyrjen e gjysëmfinales në shtesa, një gol spektakolar në minutën e 90’ i Ëatkins e çoi Anglinë në avantazh.
2 minutat e shtesës nuk qenë të mjaftueshme për Holandën, e cila eleminohet në këtë gjysëmfinale nga Anglia.
Tanimë na pret finalja e madhe dhe e shumëpritur të dielën, mes Spanjës dhe Anglisë.
Golat në pjesën e parë
Golin e parë e shënoi Holanda në minutën e 7’ përmes një predhe të Simons.
Anglia u kundërpërgjigj dhe arriti të marrë një goditje 11 metërshe, fituar dhe shënuar nga Harry Kane.
Në tërësi Anglia ruajti superioritetin në kontrollin e topit me 65%, krahasuar me 35% të Holandës. Pavarësisht se patën disa raste, Anglia nuk mundi të shënojë golin e avantazhit. Një Phil Foden lëshoi një goditje nga jashtë zonës me të majtën e tij, por goli u mohua nga shtylla. Në një tjetër aksion të rrezikshëm po nga Foden, mesfushori arriti të depërtojë në zonën e rreptësisë e të kalojë topin pas portierit të Holandës. Goli u ndalua nga Dumfries, mbrojtësi i cili i ‘fali’ penalltinë Anglisë në minutën e 18’.
#Foden Scored another GOAL but #Dumfries denied. 🚫 pic.twitter.com/xElKAoVI4i
— Score Point (@ScoresPoint) July 10, 2024
Holanda po ashtu rrezikoi, veçanërisht me një goditje me kokë nga ana e Dumfries. Trajektorja e topit veçse ndaloi në traversën e portës së Anglisë.