Këtë të mërkurë në mbrëmje, Anglia dhe Holanda përplasen për një vend në finalen të kampionatit europian.
Me Spanjën e cila eleminoi Francën, mbetet për t’u parë se cila do të jetë finalistja e radhës. Për të dytën herë në këto 5 vite të fundit, Anglia e Holanda përballen në gjysëmfinale, me këta të fundit që triumfuan 3-1 në ndeshjen gjatë Ligës së Kombeve më 2019.
Nuk do të ishte e habitshme për askënd nëse ndeshja e kësaj mbrëmje, të shkonte në shtesa e pse jo dhe në penallti, duke patur parasysh se në 5 nga 8 ndeshjet mes dy ekipeve, loja ka përfunduar pas minutazhit të rregullt 90 minutësh.
Formacionet e mundshme
Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guéhi; Saka, Mainoo, Rice, Shaë; Bellingham, Foden; Kane
Votimi qytetarëve, kush e fiton ndeshjen
Parashikimi i ekspertëve
Derek Brokman, raportues për Holandën
Holanda ka demostruar në fitoren e saj me Turqinë, se ata jo përherë duhet të luajnë rrjedhshëm për të marrë rezultate. Pas një pjese të parë frustruese, trajneri Koeman i lëvizi gjërat uke sjellë në fushë Ëeghorst, ndërsa loja e Holandës u bë më e drejtpërdrejtë. Më pas ajo që patë ishte shpirti, vendosshmëria e teksa Turqia kërkonte dëshpërimisht golin e barazimit, pamë dhe mbrojtjen e jashtëzakonshme të Holandës.
Joe Terry, raportues për Anglinë
Progresi i Anglisë në gjysëmfinale mund të shpjegohet falë vullnetit të hekurt për të mos humbur, një mbrojtje të vështirë për t’u thyer dhe aftësisë për të sjellë impakt në momentet më deçizive. Gareth Southgate ka patur dukshëm shenja të rritjes e përmirësimit të perfomancës, pasi në krahun e tij do duhet rritur niveli lojës përballë Holandës. Këta të fundit, luajnë me një fluiditet dhe nerva që deri më sot Anglia ende nuk i ka përballur në këtë europian.