Një specie e re është zbuluar në ujërat e Antarktidës, nga një ekip studiuesish nga Australia e SHBA-të, e quajtur “Promachocrinus fragarius”.
Specia është një lloji ylli deti me “20 krahë” (disa si tentakula e disa si pendë) dhe ndryshe njihet si “ylli luleshtrydhe me pendë i Antarkditës”.
Greg Rouse, një profesor i biologjisë marine në Kaliforni, i tha Insider-it se emri me ‘luleshtrydhe’ u vendos sepse krijesa ka formën e lyleshtrydheve në të gjitha ‘krahët’ e saj.
Gjallesa e zbuluar së fundmi i përket klasës Crinoidea, e cila përfshin yllat e detit, iriqët e detit etj.
Sipas dokumentit të publikuar mbi krijesën, ajo gjendet në thellësi nga 65 metër deri në 1200 metër dhe ka një madhësi prej 20 centimetrash.